Top Channel/ Ish lideri i Ukrainës, Poroshenko flet për mbështetësit para vendimit të gjykatës
19/01/2022 23:10

Ish-presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko u prit sot nga mijëra mbështetës teksa përgatitej për seancën gjyqësore në Kiev. ai akuzohet për tradhti të lartë ndaj vendit. 56 vjeçari Poroshenko ka qenë president nga viti 2014 deri në 2019. të mërkurën gjykata vendosi se ai mund të qëndrojë i lirë gjatë kohës së gjykimit. Prokurorët kishin kërkuar paraburgim për Poroshenko ose liri në këmbim të garancisë prej 35 milionë dollarë. pavarësisht rrezikut se mund të arrestohej ai erdhi të hënën në Kiev, duke u zotuar so do ndihmojë vendin nga “pushtimi i mundshëm rus”. Poroshenko dhe mbështetësit e tij duartrokisnin dhe këndonin himnin kombëtar teksa gjykatësi Oleksi Sokolov dha vendimin e lirimit. Teksa qëndronte me bashkëshorten dhe disa deputetë të partisë së tij, Poroshenko tha: "Të dashur miq ju përgëzoj. Kam ardhur këtu të tregoj se ne nuk kemi frikë dhe se e vërteta është me ne”. Gjykata ka urdhëruar gjithashtu që Poroshenko të dorëzojë pasaportën e tij në mënyrë të mos largohet nga vendi. Poroshenko është një kritik i ashpër i presidentit aktual Volodymyr Zelensky, për të cilin thotë se “nuk po bën sa duhet për të parandaluar pushtimin rus”. Ai tha se autoritetet në Ukrainë tentuan ta diskreditojnë në sytë e të tjerëve edhe pse “askush nuk i besoi akuzat”.

Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21