Top Channel/ Ish-kryeministrja e Finlandës heq dorë nga vendi i saj në Parlament, gjen punë tjetër
07/09/2023 21:19

Ish-kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, do të heqë dorë nga vendi i saj në parlament, për t’u bërë këshilltare për një organizatë joqeveritare britanike. Këtë lajm e bëri të ditur vetë ajo, duke shtuar se është emëruar këshilltare strategjike në Institutin për Ndryshime Globale. “Do të mund të punoj për Finlandën në cilësi tjera. Kjo është një punë nga e cila besoj se do të përfitoj vendi im në përgjithësi”, u tha ajo gazetarëve. Ish-drejtuesja deklaroi se do t’i këshillojë qeveritë dhe liderët e vendeve të ndryshme për çështje të politikave me të cilat është e familjarizuar. E përshkruar nga mediat si “kryeministrja rokstar”, Marin ka dështuar që ta shfrytëzojë popullaritetin e saj për t’i fituar zgjedhjet e përgjithshme të Finlandës, të cilat i humbi gjatë prillit. Ajo ka hequr dorë nga drejtimi i partisë dhe ka pranuar se mandati katërvjeçar si kryeministre e ka rënduar shumë, duke theksuar se durimi i saj është testuar në shumë raste. Ndonëse shumë e famshme, Marin është përmendur edhe për disa skandale lidhur me jetën e saj private. Në një video të përhapur në rrjetet sociale në gusht të vitit 2022, Marin është parë në një festë me shumë yje të Finlandës, dhe më pas është detyruar të kryejë teste për drogë, për t’i shuar dyshimet. Pamjet: AFP

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00