Zgjerimi i operacioneve ushtarake të Izraelit në Gaza dhe Liban dhe reagimi ndaj sulmit me raketa të Iranit, janë dëshmi e nevojës së kryeministrit Benjamin Netanyahu për mbijetesë politike, tha një ish-diplomat izraelit për CNN. “Netanyahu nuk dëshiron t’i japë fund luftës,” tha ish-konsulli i përgjithshëm i Izraelit në Nju Jork, Alon Pinkas për Lynda Kinkade të CNN.