Top Channel/ Ish ambasadori amerikan: SHBA të vendosë bazë në Bosnje dhe kjo, të njohë Kosovën!
24/08/2026 12:12

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Bosnje dhe Hercegovinë, Michael Murphy, reagoi ndaj një shkrimi të autorit izraelit Jose Lev Alvarez, me titull “Lëreni Bosnjën të shpërbëhet: PërseDonald Trump duhet ta njohë Republikën e pavarur Srpska”. Murphy e ka cilësuar shkrimin si pjesë të përpjekjeve të lobimit për të ndryshuar narrativën rreth Bosnjës dhe Hercegovinës në Washington, duke e përshkruar atë si një nga tekstet më të pazakonta të publikuara së fundmi. Megjithatë, ai ka theksuar se nga artikulli mund të nxirren edhe disa ide konkrete. Sipas Murphy-t, disa anëtarë të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës mund të propozojnë që vendi ta njohë Kosovën, por edhe t’i ofrojnë Shteteve të Bashkuara mundësinë për të vendosur një bazë ushtarake në territorin e Bosnjes. “Disa anëtarë të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës mund të përpiqen të zbatojnë disa prej ideve të tij duke propozuar një vendim që Bosnja dhe Hercegovina ta njohë Kosovën, si dhe një vendim tjetër për t’i ofruar SHBA-së një bazë në Bosnje dhe Hercegovinë”, ka shkruar Murphy. Ai ka përmendur Tuzllën si një nga opsionet, duke kujtuar se forcat amerikane kanë qenë të stacionuara atje për vite pas përfundimit të luftës. Një tjetër mundësi, sipas tij, do të ishte krijimi i një baze amerikane në Bërçko. “Të dyja do të ishin në kohën e duhur”, ka shtuar ish-ambasadori amerikan. Alvarez, në një tekst të publikuar në Washington Examiner, argumentonte se SHBA-ja duhet ta njohë pavarësinë e Republikës Serbe teksa paraqeste një sërë pretendimesh të diskutueshme për Bosnjën dhe Hercegovinën dhe historinë e saj.

Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16