Top Channel/Irani, WSJ: Hegseth do zgjasë luftën deri në 2027, Trump: Hormuzin e kontrollojmë ne!
03/09/2026 10:55

Kur Shtetet e Bashkuara nisën ofensivën e tyre kundër Iranit gjashtë muaj më parë, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, kishte premtuar një goditje të shpejtë dhe vendimtare, e cila do të shmangte sipas tij, një konflikt të gjatë dhe të zgjatur. E megjithatë, tani është vetë shefi i Pentagonit ai që po zgjat në heshtje dislokimin e trupave, një sinjal ky se konflikti mund të vazhdojë deri vitin e ardhshëm. Kështu shkruan Wall Street Journal, duke cituar burime që kanë dijeni për situatën. Sipas gazetës, bëhet fjalë për një strategji ushtarake afatgjatë, e hartuar për t’i ofruar presidentit Trump disa alternativa në lidhje me luftën. Strategjia përfshin dislokimin në rajon të 19 anijeve luftarake, njësive të mbrojtjes ajrore, skuadroneve të avionëve luftarakë dhe parashutistëve. WSJ thote se kjo prani e zgjeruar ushtarake po vendos nën presion të madh trupat amerikane dhe familjarët e tyre. Donald Trump nga ana tjetër vazhdon të pretendojë fitore. Nga Shtëpia e Bardhë, ai deklaroi se Shtetet e Bashkuara kontrollojnë Ngushticën e Hormuzit. Trump i bëri deklaratat gjatë një takimi me kandidatët republikanë për zgjedhjet e ardhshme të mesmandatit në SHBA. Situata në rrugën e rëndësishme ujore u tensionua ndjeshëm pas sulmit Iranian një sulm Iranian ndaj një cisterne saudite i kushtoi jetën dy marinarëve Filipinas. Kompania kombëtare saudite e transportit detar, Bahri, konfirmoi të mërkurën se anija e saj, Sidr, ishte “përfshirë në një incident sigurie gjatë kalimit nëpër Ngushticën e Hormuzit”. Sipas kompanise, Sidr u godit nga predha në veri të Gadishullit Musandam të Omanit. Në të njëjtën kohë, raportohet se edhe një supercisternë në pronësi koreano-jugore, Senegal Prosperity, u godit në lindje të Musandamit.

Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33
Top News – ‘Mbyllet’ Franca, bizneset ulin qepenat / Priten protesta të dhunshme këtë fundjavë
23/10 12:58
Top News – Lëshon valë dronësh drejt Moskës / Rusia bombardon Kievin ndërsa flitet për negociata
23/10 12:54
Top News – Shkundet toka, njerëzit në panik / Magnituda 7, tërmeti më i fuqishëm në Tibet
23/10 12:54
Top News – Pakënaqësia e njerëzve vlon në gjithë botën / Nga Argjentina në Sri Lanka, ‘fuçi baruti’
23/10 12:09
Top Channel/ Franca përgatitet për protesta të reja, Macron: Të rikthejmë ligjin dhe rendin!
23/10 12:07
Top Channel/ Blindohet Milano, nesër në protestë edhe anarkistë: Meloni angazhon parashutistët!
23/10 11:46
Top Channel/ Putin dhe “strategjia e vuajtjes”, NYT: “Po kërkon që ta lerë Kievin pa ujë”!
23/10 11:26
Top Channel/“Rusia po spiunon Gjermaninë”, Merz: “Duan informacione për instalime ushtarake”!
23/10 10:59
Top Channel/Misteri i naftës: Përse rritet çmimi, kur nga Gjiri Persik vjen më shumë se para luftës!
23/10 10:46