Top Channel/ Irani “ul” tonet me Izraelin, shteti hebre tjetër goditje Hezbollahut në Liban!
27/04/2024 11:56

Në një lëvizje të interpretuar si ulje tonesh me Izraelin, Irani njofto9i se do të lirojë së shpejti ekuipazhin e një anijeje të konfiskuar me flamur portugez, por që është e lidhur me shtetin hebre. Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit e konfiskuan anijen MSC Aries së bashku me 25 anëtarët e ekuipazhit të saj në Ngushticën e Hormuzit më 13 prill, pak ditë pasi Teherani ishte zotuar se do të hakmerrej kundër një sulmi të dyshuar izraelit në konsullatën e tij në Damask të Sirisë. Republika islamike qe shprehur atëherë se do ta mbyllte tërësisht këtë ngushticë, e cila është rrugë shumë e rëndësishme tregtare. Sulmet kundër anijeve të mallrave kohëve të fundit në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit nga grupi jemenas, Huthi, i cili është i lidhur me Iranin, e kanë trazuar transportin tregtar botëror. Huthi ka thënë se po i kryen këto sulme në shenjë mbështetjeje për palestinezët në Rripin e Gazës, të cilët janë duke u përballur me një luftë tashmë gjashtëmujore me Izraelin. Ushtria izraelite sakaq ndërmori një sulm me dronë ndaj një makine në lindje të Libanit ku mbetën të vrarë dy persona. Ajo pohoi se shënjestra e goditjes ishte një zyrtar i al-Jamaa al-Islamiya që është aleat i grupit militant libanez, Hezbollah të lidhur me Iranin. Al-Jamaa al-Islamiya ka qenë mjaft aktiv së fundi në fshatrat e banuara me myslimanë sunitë që gjenden përgjatë kufirit të Libanit me Izraelin.

Top News- Trump ‘e zbuti’ Vuçiç / Dëboi rusët nga nafta serbe dhe futi amerikanët
04/02 15:38
Top News – Xi Jinping dhe Putin, ‘love story’ / ‘Çdo stinë është pranverë mes nesh’
04/02 15:36
Top Channel/ “Pjesa e dhimbshme e martesës sime”, Melinda Gates nxjerr të “vërtetën e saj”!
04/02 15:29
Top News – Duhet ta pranojmë, SHBA po ndryshon! Finlanda ‘zgjohet’: Po shkon kundër vlerave tona
04/02 15:19
Top News – Grenlanda ‘po djersin’, ka ardhur vera / Temperaturat po çojnë nga peshkimi te mineralet
04/02 15:17
Top News – Zelenski kërkon ndërhyrjen e Trump / Rusia nuk respektoi ‘armëpushimin energjetik’
04/02 15:08
Top Channel/ Presioni i Trump “jep fryte”? Mediat gjermane: Gazprom po tërhiqet nga Serbia!
04/02 15:07
Top Channel/ Kina “nuk fshihet më”, CNN: Shpalosi planin për të sfiduar dollarin për dominim!
04/02 14:39
Top News – BE, një ligj për bizneset. Projekti për të konkurruar dominimin amerikan
04/02 14:31
Top News – SHBA dhe Irani ‘pajtohen’ në Oman / Zbuten tensionet në bisedimet bërthamore
04/02 14:28
Top News – SHBA, ‘aleancë’ kundër Kinës / Do të dobësojë kontrollin e saj mbi mineralet kritike
04/02 14:19
Top News – ‘Guxojnë’ të shikojnë Squid Game / Koreja e Veriut ekzekuton adoleshentët në publik
04/02 13:56
Top News – Vëllai i mbretit Charles dëbohet / Largohet nga shtëpia në Windsor pas skandalit Epstein
04/02 13:48
Top News – Vjen stuhia e frikshme Leo / Shira të tërbuar në Spanjë e Portugali, çmendet moti
04/02 13:39
Top Channel/ Dënon me 5 vite burg shqiptarët në Angli, tentuan të grabisnin futbollistin e njohur
04/02 13:10
Top Channel/ Trump “riciklon” inatet e vjetra: Përplaset me gazetaren e CNN-it!
04/02 13:07
Top News- Filmonin gratë dhe u publikonin videot/ Zbulohet rrjeti i burrave, mes tyre dy shqiptarë
04/02 12:57
Top News – ‘Lufta e ftohtë’ Kinë-SHBA. Strategjia kineze për të dobësuar dollarin amerikan
04/02 12:45
Top Channel/ Vucic po mendon largimin nga Serbia?Analisti serb:Do t`i mbyllen dyert po u derdh gjak!
04/02 12:23
Top Channel/ Skafi i rojeve greje përplaset me gomonen me emigrantë: 15 të vdekur!
04/02 12:04
DIGITALB DIGITALB