Irani ndërmori të dielën sulme me dronë dhe raketa ndaj Bahrejnit dhe Kuvajtit, në përgjigje të sulmeve ajrore amerikane që goditën objektiva ushtarake iraniane. Njëkohësisht, Teherani zyrtar paralajmëroi se bisedimet për arritjen e një armëpushimi mund të ndërpriten plotësisht nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë operacionet ushtarake. Një nga pikat kryesore të përplasjes mbetet Ngushtica e Hormuzit. Përpjekjet ndërkombëtare për ta rihapur këtë rrugë detare pa mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Iranit kanë rritur tensionet në rajon dhe kanë vënë në rrezik negociatat për një marrëveshje paqeje.