“NATO është e përgatitur të përballet me çdo kërcënim dhe do të bëjë gjithmonë atë që është e nevojshme për të mbrojtur të gjithë aleatët,” tha një zyrtar i NATO-s për agjencinë e lajmeve Reuters pasi u pyet lidhur me raportimin e Financial Times se Republika Islamike po shqyrton mundësinë e goditjes së objektivave ushtarake amerikane në Europë, nëse SHBA-ja përshkallëzon luftën.