Top Channel/Irani shumë pranë bombës atomike? Alarm nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike
20/06/2025 21:44

Një raport i fundit nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (AIEA) ka ngritur alarmin për programin bërthamor të Iranit, ndërsa situata në Lindjen e Mesme është ndezur pas një sulmi izraelit ndaj objektivave iraniane. Tensionet kanë shpërthyer sërish mbi frikën e një bombe atomike iraniane, por a është realisht Teherani pranë ndërtimit të armës bërthamore? Sipas raportit të AIEA të publikuar më 12 qershor, Irani ka akumuluar rreth 400 kilogramë uranium të pasuruar në nivelin 60%, një hap i madh teknik drejt prodhimit të armëve bërthamore. Por agjencia thekson se “nuk ka prova që Irani po ndërton një bombë atomike”. Ish-presidenti amerikan Donald Trump, që doli në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018, reagoi menjëherë pas raportit: “Nuk më intereson çfarë thonë shërbimet e mia sekrete, Irani është shumë pranë bombës.” Kjo pavarësisht faktit që, sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane në mars 2025, Irani është të paktën 3 vite larg ndërtimit të një arme bërthamore. Vetëm një ditë pas publikimit të raportit, më 13 qershor, Izraeli ndërmori një sulm të gjerë ndaj objektivave iraniane, duke justifikuar veprimin si “vetëmbrojtje kundër një kërcënimi ekzistencial”. Irani akuzoi AIEA se ka krijuar “casus belli” (arsye për luftë), duke e bërë Izraelin të veprojë pa mbështetje të plotë ligjore. Shumë analistë paralajmërojnë për rikthimin e narrativës së vjetër të armëve të shkatërrimit në masë, që dikur justifikuan pushtimin e Irakut në vitin 2003. “Bombat e Iranit” janë përmendur nga Netanyahu që në vitet ‘90, me afate që nuk u realizuan kurrë, por që i shërbyen politikave agresive ndaj Teheranit.

Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54
Top News – Dy persona nën akuzë: Ndihmuan Iranin / Britani, lidhje me incidentin në bazën Fairford
27/10 11:52
Top Channel/ Dëbimi i emigrantëve nga Europa: BE i jep Frontex-it kompetenca të reja!
27/10 11:37
Top Channel/ Mbi 50 mijë viktima, është zyrtare: Vera 2026, më vdekjeprurësja në histori!
27/10 11:30
Top Channel/ Trump “nuk harron” Orbanin: “Të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”!
27/10 11:14
Top Channel/ Ndryshimet në Serbi, çfarë pret Washingtoni dhe Brukseli nga lidershipi i ri!
27/10 11:13
Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55