Irani ka deklaruar se nuk ekziston një afat konkret për finalizimin e një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Shtetet e Bashkuara, duke zbutur pritjet për një dakordësi të afërt mes dy vendeve. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei, tha në një konferencë për shtyp se negociatat kanë shënuar përparim në disa çështje, por mohoi se nënshkrimi i marrëveshjes është pranë finalizimit.