Top Channel/ Irani “sfidon” SHBA-në: Pranoni kushtet tona, s`keni rrugë tjetër!
12/05/2026 12:26

Shtetet e Bashkuara nuk kanë rrugë tjetër përveçse të pranojnë kundërpropozimin e Teheranit për fundin e luftës: Me këtë postim të tijin në platformën X, kryenegociatori i Republikës Islamike Mohammad Baqer Ghalibaf - i cili mban edhe postin e kryetarit të Parlamentit iranian- përcolli mes rrsshtash bindjen se në këtë pikë, vendi i tij ka epërsi në konflikt. “Nuk ekziston alternativë tjetër përveç njohjes së të drejtave të popullit iranian, sipas propozimit iranian me 14 pika, thotë më tej Ghalibaf, sipas të cilit çdo qasje tjetër “do të ishte e destinuar të dështojë”. Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baqaei, bëri të ditur se përgjigjja e Iranit ndaj propozimit amerikan iu dorëzua Uashingtonit më 10 maj përmes Pakistanit si ndërmjetës. Ajo përfshin ndalimin e luftës, heqjen e bllokadës amerikane në Ngushticën e Hormuzit, zhbllokimin e aseteve të ngrira iraniane dhe garantimin e sigurisë në rajon dhe në Liban. Ghalibaf paralajmëroi gjithashtu se zvarritja e procesit do të ketë kosto më të larta për SHBA-në, duke deklaruar se “sa më shumë të zvarritet situata, aq më shumë do të paguajnë taksapaguesit amerikanë”. Trump nga ana e tij insiston se objektivi i Shteteve të Bashkuara mbetet “fitorja e plotë”, dhe thotë se Irani beson gabimisht që Uashingtoni do të tërhiqet për shkak të lodhjes apo presionit politik.

Top Channel/ Betejë zjarr-gaz te Kryeministria! Sërish kaos në Tiranë, “luftë” mes palëve
25/10 22:48
Top News- 13 ditë protestë në Tiranë/ Jo dialogut me kryeministrin, gurë drejt policisë
25/10 22:30
Top News – Tifozi i ‘TKZ’ rrezikon syrin. Kreu i fshf mesazh për 28 vjeçarin e lënduar në protestë
25/10 22:00
Top News- ‘Shpenzimet u mundësuan nga shteti’/ Rama repliklon me motrën e protestuesit të plagosur
25/10 21:00
Top Channel/ Thyhen xhamat e Kuvendit, një grup të rinjsh sulmuan katin e parë, policia s’reagoi
25/10 20:17
Top Channel/ Incidentet në protestë, të rinjtë hodhën sërish gurë dhe përplasen me policinë
25/10 20:16
Top Channel/Studentët & dialogu në 2 epoka, krahasimi me të rinjtë e viteve 1990 sonte në Exclusive
25/10 19:57
Top Channel/ Mbërrin në Itali Erjon Vishkulli, Rama replikë me motrën e të riut për kurimin jashtë
25/10 19:45
Top News- Dita e 13-të e protestës, të rinjtë hedhin kapsollë para kryeministrisë
25/10 19:33
Top Channel/ Përplasje e ashpër pranë Kryeministrisë/ Policia përdor spraj me piper drejt protestuesve
25/10 18:54
Top Channel/ Protestuesit i heqin pllakat metalike bizneseve, sulmojnë një bankë të nivelit të dytë
25/10 18:28
Top Channel/ Hidhen gurë drejt Kryeministrisë, policia ndërhyn me ujë e gaz, nisin shoqërimet
25/10 18:17
Top Channel/ Polici preket nga fjalët e protestuesit: Vendosim maskën që të mbrohemi nga ju
25/10 17:13
Top Channel/ Nis hedhja e kapsollave para Kryeministrisë, policia bën gati autobotet e ujit
25/10 16:58
Top News- ‘Sigurova transportin me avion charter’/ Rama flet për plagosjen e të riut më plumb gome
25/10 15:34
Top Channel/ Elbasan, thahen qershitë/ Thatësirat e zgjatura, dëmtohen gjysma e pemëve
25/10 15:26
Top Channel/ Protestë te ministria e Arsimit/ Të rinjtë mblidhen sërish për protestë, policia…
25/10 15:25
Top Channel/ Shiu prish planet e protestuesve/ Të rinjtë mblidhen para ministrisë së arsimit
25/10 15:24
Top News- 28-vjeçari niset drejt Italisë/ Mjekët: Duhet të kryhet një ndërhyrje e dytë në sy
25/10 15:22
Top News- Postimet në Facebook e maskimi në protesta/ Rama prezanton paketën e re kundër dhunës
25/10 15:11