Top Channel/ Irani, rekord ekzekutimesh! Gjatë vitit 2025 regjimi tejkaloi shifrat e vitit 1981
18/05/2026 20:02

Irani ka ekzekutuar një numër “tronditës” prej 2.159 personash më 2025, u tha në raportin e Amnesty International të publikuar më 18 maj. Sipas organizatës për të drejtat e njeriut, numri i ekzekutimeve ka tejkaluar rekordin e vitit 1981 të regjistruar në këtë shtet. Amnesty International tha se të paktën 2.707 persona u ekzekutuan në mbarë botën vitin e kaluar, edhe pse dënimet me vdekje të shqiptuara në Kinë nuk janë përfshirë në këtë shifër. Organizata me seli në Londër njoftoi se “mijëra ekzekutime” janë kryer në Kinë, shtetit që përdor më së shumti dënimin me vdekje. Amnesty tha se shifra globale për vitin 2025 – që përfshijnë ekzekutimet në Arabinë Saudite, Kuvajt, Egjipt, Jemen, Singapor dhe Shtetet e Bashkuara – paraqet rritje për më shumë se dy të tretat, krahasuar me shifrën e përgjithshme më 2024. Në veçanti, “rritja tronditëse e ekzekutimeve të regjistruara në Iran” erdhi në kohën kur autoritetet “intensifikuan përdorimin e dënimit me vdekje si mjet shtypës politik dhe të kontrollit”, veçanërisht pas luftës së qershorit të vitit 2025 me Izraelin. Amnesty dhe grupe të tjera për të drejtat e njeriut kanë thënë se Teherani po intensifikon përdorimin e dënimit me vdekje pas protestave masive antiqeveritare në janar dhe luftës që më pas shpërtheu ndaj Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

Top Channel/ Putin, presion me armë bërthamore/ Presidenti Rus: Nato po përshkallëzon konfliktin
02/10 00:05
Top Channel/ Skandali me fondet e kulturës, ish-ministri del nga gjykata me pranga në duar
01/10 23:01
Top News- Lista me “aleatë të mirë dhe të këqij” – Nis hakmarrja e Donald Trump kundër NATO-s
01/10 23:00
Top News – Gjurmë ruse e serbe në Leipzig. Gjermanët zbulojnë fijet e aktit të sabotimit
01/10 21:30
Top News – ‘Do të përdoren armët bërthamore’. Putin paralajmëron– Nuk ka garanci për të ardhmen
01/10 20:30
Top News – Lumenjtë e baltës ‘mbysin’ rrugët/ Moti i keq godet Kretën, dëme kolosale e viktima
01/10 20:00
Top Channel / Përshkallëzohen protestat në Francë /Mbi 600 të arrestuar nga përplasjet me policinë
01/10 19:21
Top News – Rusia gati për sulm! Kush prodhon armë për Ukrainën, do të goditet
01/10 14:17
Top News-SHBA kërcënon Francën e Gjermaninë/Hidhni në treg rezervat e naftës, ose ndalojmë eksportin
01/10 14:10
Top News – Morën ‘bekimin’ e Erdoganit. Zbardhen bisedimet sekrete midis Sirisë dhe Hezbollahut
01/10 13:38
Top News- Skandal në forcat e armatosura gjerman/ Qindra ankesa për dhunë e ngacmim seksual të grave
01/10 13:37
Top News- Irani pas sulmit terrorist! Netanjahu përmbahet, ‘nuk e dimë nëse ka gisht’
01/10 13:09
Top Channel/ Moska paralajmëron Europën: Do sulmojmë fabrikat e armëve që furnizojnë Ukrainën!
01/10 11:18
Top Channel/ “Je një hero, një luan”, Netanyahu takon pasagjerin që shpëtoi avionin e Flydubai!
01/10 11:05
Top Channel/ “Welcome back”: Spanja përshëndet rikthimin e Anglisë në Bashkimin Europian!
01/10 11:04
Top News – Trump ‘i merr’ Seulit 200 mld dollarë. Investimet për IA, energjinë bërthamore dhe gazin
01/10 10:11
Top News – Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër! E dënuara me vdekje në SHBA i mbijeton ekzekutimit
01/10 09:52
Top Channel /Macron: Anglia do kthehet në BE /Presidenti: Përshëndes qëndrimet Burnham
30/09 23:53
Top News-Tentativa për rrëmbimin e avionit/ Reagon Ambasada e Izraelit në Shqipëri: Na shënjestrojnë
30/09 22:51
Top News- Hapësira ajrore nën sulm, BE jep rekomandimet: Ja zonat ku ka rrezik
30/09 21:45