Në një moment delikat në Lindjen e Mesme, kur konflikti midis Hamasit dhe Izraelit është intensifikuar duke çuar në shkatërrimin e Gazës, një “luftë e ftohtë” është duke u zhvilluar midis Iranit dhe SHBA-ve. Teksa Amerika ka shprehur hapur mbështetjen për Izraelin, duke stacionuar tashmë në Mesdheun Lindor dy aeroplanmbajtëse, së bashku me anijet e tyre mbështetëse, Irani ka dënuar fort ofensivën ushtarake të Tel Avivit në Rripin e Gazës.