Irani ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me Omanin për një itinerar të ri të transportit detar nëpër Ngushticën e Hormuzit. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baghei, nuk ka dhënë detaje të tjera mbi marrëveshjen, për të cilën ka thënë se ndodhet "në fazën përfundimtare".