Top Channel/ Irani nxjerr “videon e tmerrit”: Tregon armën “e përgatitur” për Izraelin!
18/06/2025 14:55

Pak pas kërcënimeve të liderit shpirtëror të Iranit, Ali Khamenei se beteja e vërtetë fillon tani, agjensia shtetërore e lajmeve në Iran postoi në Instagram një video grafike- ku shihej një dorë që përkëdhetë një bombë bërthamore- një paralajmërim i qartë ky për Izraelin. “Ndoshta”, ishte komenti shoqërues i videos që përtej kërcënimit, ngre edhe pikëpyetjen nëse Irani po legjitimon kësisoj pretendimet e shtetit hebre se ai ka zhvilluar vërtet armë atomike. Khamernei shkroi më herët në X se “regjimit sionist i duhet dhënë një përgjigje e fortë. “ Ne nuk do t'u tregojmë mëshirë sionistëve”, ishte komenti i tij. Në ditën e gjashtë të konfliktit Izrael-Iran, nga Donald Trumpi sakaq, mbërrin sinjali tronditës se gjithmonë e më shumë po e ngrohb ideja e përdorimit të aseteve ushtarake amerikane për goditjen e objekteve bërthamore të Iranit, dhe po i largohet idesë së një zgjidhjeje diplomatike, të cilën e mbështeste me forcë deri pak kohë më parë. Mbi 30 cisterna ushtarake amerikane për furnizim me karburant janë dërguar në Lindjen e Mesme gjatë ditëve të fundit, thotë CNN duke cituar dy zyrtarë amerikanë. Nëse Presidenti Donald Trump jep urdhër që SHBA-të të përfshihen në konfliktin Izrael-Iran, cisternat mund të përdoren për të mbështetur misionet e avionëve luftarakë izraelitë kundër Iranit që kanë aftësinë e furnizimit me karburant në ajër. Pa këtë aftësi, avionët luftarakë të Izraelit e kanë të kufizxuar kohën e qëndrimit në ajër në qiellin e republikës islamnike. Edhe pse Forcat Ajrore Izraelite kanë disa avionë të tillë cisternë, ato nuk mjaftojnë për të mbështetur numrin e avionëve që Izraeli po dërgon në Iran, sipas burime ushtarake. Izraeli njoftoi së fundi se goditi një centrifuge të pasurimit të uraniumit, e Irani po ashtu ka ndërmarrë sulme të tjera duke bërë që sirenat të gjëmojnë dy herë gjatë natës, megjithatë korespondentet e huaj vërejnë se ka një rënie të ndjeshme të shkallës së goditjeve nga ana e Teheranit.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58