Agjencia Atomike e OKB tha sot se është arritur marrëveshja e vendosjes së kamerave në një kompleks bërthamor të Iranit, në përpjekjet e ringjalljes së marrëveshjes së plotë. Agjencia thotë se kërkon të vendosë pajisjet për të cilat Irani thotë se u dëmtuan në qershor ne nje sulm sabotazhi “me autor Izraelin”. Negocjatat për ringjalljen e marrëveshjes ndërkombëtare të vitit 2015 nisën javën e kaluar, sipas të cilës Irani zotohet të reduktojnë kapacitetet në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike. Agjencia e OKB tha se "së shpejti do të instalohen kamerat e reja në centrifugën bërthamore të impjanti Karaj, sipas marrëveshjes me kreun energjitik të Iranit, Mohammad Eslami. Në deklaratë shtohej se dy palët do të vijojnë punën për zgjidhjen e çështjeve të mbetura për të gjetur zgjidhjen. "Si një gjest i vullnetit të mirë, Irani do të lejojë agjencinë atomike të OKB të vendosë kamerat e dëmtuara në një operacion sabotazhi të huaj në impjantin Karaj”, thonin mediat iraniane.