Rritja e çmimit të kerozinës dhe frika për mungesa të mundshme furnizimi kanë mbjellë shqetësim në industrinë ajrore globale, duke rrezikuar shtrenjtimin e biletave dhe reduktimin e fluturimeve gjatë muajve të verës. Paralajmërimi vjen nga Afjencia Ndërkombëtare e Trafikut Ajror, IATA, sipas të cilës, fakti që kerozina është një produkt me prodhim të kufizuar, e bën tregun shumë të ndjeshëm ndaj luhatjeve të çmimeve.