Pesë shtetas amerikanë përgatiten të fluturojnë sot drejt SHBA-së pas burgosjes në Iran. Katër burrat dhe një grua që mbajnë pasaporta iraniane po lirohen në kuadër të një marrëveshjeje shkëmbimi, e pohuar kjo nga ministria e jashtme e Republikës Islamike. Lirimi i tyre është kushtëzuar me zhbllokimin e 6 miliardë dollarëve fonde iranine të fituara nga shitja e naftës të cilat ishin ngrirë në Korenë e Jugut. Mësohet se kalimi i tyre sipas kërkesës në bankat e Dohas, ka përfunduar tashmë.