Në Nablus të Bregut Perëndimor, palestinezët dolën nëpër rrugë për të festuar lajmin se Hamasi kishte nisur nga Izraelit një sulm nga toka, deti e ajri. Në një lëvizje të rrallë, grupi militant palestinez dergoi edhe parashutistë drejt shtetit hebre, duke dëshmuar qartë kështu mirëorganizimin e sulmit që e zuri palën tjetër në befasi. Arabia Saudite, Turqia dhe Egjipti menjëherë bënë thirrje t`i jepet fund sa më shpejt përplasjes.