Top Channel/ Irani kërcënon SHBA, Trump gati bombarduesit e frikshëm!
21/06/2025 22:37

Me sulmet izraelite, ku u vranë e u plagosë ushtarakë iranianë, një zëdhënës i forcave të Izraelit tha se misioni është që të ushtrohet presion mbi ushtrinë dhe udhëheqjen e Iranit në mënyrë që të mos riorganizohen. Agjencia e lajmeve Rojters njoftoi se bombarduesit e fshehtë B-2 që po lëviznin në ishullin e Guamit nuk do të thotë se SHBA do t'i bashkohen Izraelit në luftën kundër Iranit, pas spekulimeve se një lëvizje e tillë ndodhte për këtë qëllim. Avionët gjigantë, janë të vetmit të aftë të mbajnë bombën që shpërthen bunkerë, për të cilën ekspertët thonë se është e nevojshme për të shkatërruar objektin e thellë atomik të Iranit në Fordo. Objekti është rreth 100 metra nën tokë, i mbrojtur nga betoni i përforcuar. Pavarësisht superioritetit ajror, Izraelit i mungojnë municionet për të shkatërruar objektin, ndaj kërkon mbështetjen e SHBA-së. Rreth 9,500 km në lindje të Fordos, Guami, sipas disa ekspertëve, ndoshta nuk është baza e saktë nga e cila mund të nisë ndonjë sulm amerikan. Ministri i jashtëm i Izraelit Gideon Saar njoftoi se anëtarët e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit "u përpoqën të kryenin një sulm ndaj qytetarëve izraelitë në Qipro" dhe autoritetet lokale parandaluan një ngjarje të tillë. Mediat lokale raportojnë se burri është me prejardhje nga Azerbajxhani dhe ka lidhje me Gardën Revolucionare të Iranit. Ndërsa Irani arrestoi një shtetas gjerman të akuzuar për "spiunazh në zona të ndjeshme ushtarake dhe bërthamore" në provincën qendrore Markazi. Ai kishte hyrë si turist, por sipas autoriteteve iraniane "kishte filmuar zona të ndjeshme në të gjithë vendin". Në mbrëmje, presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha se vendi i tij nuk do ta ndalojë aktivitetin bërthamor dhe as nuk do të heqë dorë nga e drejta e tij për të ndjekur një program bërthamor civil. Ai foli në telefon me homologun francez Macron të cilit i tha se përgjigja e vendit të tij ndaj sulmeve të vazhdueshme izraelite do të ishte "më shkatërruese". Në takimin në Stamboll me ministrin e jashtëm të Iranit Abbas Arakçi, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdoan, deklaroi se rifillimi i bisedimeve bërthamore me SHBA-në është e vetmja mënyrë për të zgjidhur konfliktin me Izraelin dhe mosmarrëveshjen mbi programin bërthamor. Turqia, sipas tij është gati të luajë një rol lehtësues për të ndihmuar në rifillimin e bisedimeve.

Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04
Top News- Paralajmërimi i Iranit/Kërcënon SHBA dhe Izraelin: Nuk keni informacion mbi arsenalin tonë
02/04 11:00
Top News – Fjala e Trump nuk jep efekt. Nafta shënon rritje rekord, tregtarët të pasigurt
02/04 10:45
Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57