Top Channel/ Irani kërcënon Izraelin, SHBA: “Gati për luftë”! Në Gaza, s`ka armëpushim!
16/10/2023 11:39

Shtetet e Bashkuara ia dërguan mesazhin Iranit si përmes nisjes së një aeroplanmbajtëseje të dytë dhe dyfishimit të trupave në rajon, ashtu edhe nëpërmjet kanaleve private. "Ky nuk është një provokim, është një masa parandaluese: askush nuk duhet të bëjë veprime që cojnë drejt zgjerimit të konfliktit ose rritjes së agresionit kundër Izraelit në çdo drejtim," përsëriti një ditë më parë Sekretari i Shtetit Antony Blinken. Irani dërgoi përgjigjen e tij përmes aleatëve të SHBA-së dhe të dërguarit të OKB-së për Lindjen e Mesme, Tor Ëennesland: “Ne nuk e duam përshkallëzimin e situatës, por do të duhet të ndërhyjmë" nëse operacioni i Izraelit në Gaza vazhdon. Shkëmbimet e paralajmërimeve vazhdojnë në TV. Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir Abdollahian, pas takimit me liderin politik të Hamasit në Katar dhe kreun e Hezbollahut në Liban, tha për Al Jazeera: "Nëse entiteti sionist vendos të hyjë në Gaza, udhëheqësit e rezistencës do t'i cojnë forcat pushtuese në varr dhe Shtetet e Bashkuara do të pësojnë "dëme të konsiderueshme", ishte komenti i tij. Jake Sullivan, këshilltari për sigurinë kombëtare në SHBA, pohoi nga ana tjetër në një intervistë për CBSse : "Kërcënimi është real. Ekziston rreziku i përshkallëzimit të këtij konflikti, i hapjes së një fronti të dytë në veri dhe padyshim i përfshirjes së Iranit. Ne duhet të përgatitemi për çdo skenar”, pohoi ai, ndërsa gjeneralët shprehin shqetësimin se Amerika mund të tërhiqet zvarrë në konflikt, sipas Neë York Times. Në lojë duket hyn dhe Kina. Ministri i jashtëm kinezËang Yi, thuhet të ketë komunikuar me honologun saudite duke i thënë se veprimet e Izraelit e kanë kapërceyer vijën e vetëmbrojtjes dhe se shteti hebre dhet ta ndalojë ndëshkimin kolektiv të popullatës në Gaza. Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu sakaq mohoi raportet e një armëpushimi në Gaza, i cili do të lejonte largimin e të huajve nga territory dhe ndihmat humanitare. Mediat amerikane kishin raportuar se Egjipti mund të rihapë kalimin në Rafah për disa orë duke nisur nga ora 9 e mëngjësit të sotëm, por aktualisht është i mbyllur.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30