Top Channel/ Irani kërcënon: Heshtjen e Europës, do ta paguani të gjithë! Macron telefon Melonin!
05/03/2026 15:01

Irani paralajmëroi se “nëse Europa qëndron e heshtur përballë shkeljes së së drejtës ndërkombëtare, të përfaqësuar sipas tij, nga sulmi amerikan dhe izraelit, atëherë të gjitha vendet do të paguajnë herët a vonë cmimin e një vendimi të tilla. “Kush hesht, bëhet bashkëfajtor i kësaj padrejtësie. Asnjë vend i Kombeve të Bashkuara nuk mund të qëndrojë indifferent”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Ismail Baghaei, në një intervistë për televizionin spanjoll TVE. Komenti i tij vjen në kohën kur sipas Corriere della Serës, Republika Islamike ka përdorur raketën e saj të re super të rëndë, Khorramshahr 4, gjatë konfliktit me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Raketa u lëshua kundër Izraelit, pretendon Ria Novosti e cila postoi edhe një video nga lëshimi. Raketa e re iraniane ka një rreze veprimi prej 2,000 kilometrash dhe mund të mbajë një kokë eksplozive prej 1,500 kilogramësh. Ndërkohë, sa për sulmin ndaj Azerbajxhanit, atë Irani e mohon. “Ne nuk po shënjestrojmë fqinjët tanë. Këtë incident do ta hetojmë”, deklaroi zv/ministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi. Më herët, Ministria e Jashtme e Azerbjaxhanit njoftoi se sulme me dronë ishin kryer nga territori iranian ndaj aeroportit të Naxhçivanit, ku mbetën të plagosur disa persona. Kjo ngjarje, ashtu si edhe episodi i një dite më parë me raketën e shkatërruar nga NATO teksa i drejtohej Turqisë, u dënuan me forcë nga Arabia Saudite që paralajmëroi për kthesë të rrezikshme lidhur me stabilitetin në rajon. Le Figaro sakaq raporton se presidenti francez Emmanuel Macron ka telefonuar Kryeministren italiane, Giorgia Meloni, dhe shefin e ekzekutivit grek, Kyriakos Mitsotakis. “Ata ranë dakord të koordinojnë vendosjen e burimeve ushtarake në Qipro dhe në Mesdheun Lindor dhe të bashkëpunojnë për të garantuar lirinë e lundrimit në Detin e Kuq”, tha për gazetën e njohur franceze një burim pranë Macron.

Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34