Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Irani i ka kërkuar Uashingtonit të arrijë një marrëveshje, ndërsa pretendoi se SHBA-të kanë fituar tashmë përballjen ushtarake dhe se Teheranit i ka mbetur “shumë pak”. Duke folur nga Air Force One pas kthimit nga Ankaraja, ku mori pjesë në samitin e NATO-s, Trump tha se Irani “telefonoi pak kohë më parë” dhe se udhëheqësit iranianë “duan shumë të bëjnë një marrëveshje”.