Top Channel/ Irani ka humbur kontrollin mbi Hormuzin? Cisternat kalojnë nën shoqërimin amerikan!
21/08/2026 11:07

Irani mund të ketë humbur pjesërisht kontrollin mbi një nga korridoret kryesore të Ngushticës së Hormuzit: Këtë tregojnë sipas mediave të huaja të dhënat e trafikut detar global. Ky zhvillim vjen në kohën kur presidenti amerikan Donald Trump insiston se SHBA-ja ka “kontroll të plotë” mbi ngushticën, ndërsa Teherani vazhdon të pretendojë se korridori i rëndësishëm ujor është në duart e tij. Sipas kompanisë Kpler, e cila monitoron trafikun detar përmes të dhënave satelitore, radarëve dhe informacioneve portuale, gjatë dy javëve të fundit më shumë se 80 për qind e naftës bruto që ka kaluar përmes Hormuzit ka ndjekur rrugën pranë ujërave të Omanit, e cila njihet nga Kombet e Bashkuara, por që Irani e konsideron si cenim të sovranitetit të tij mbi ngushticën. Ndryshimi është i madh krahasuar me një muaj më parë, kur në këtë korridor nuk kishte pothuajse fare trafik tregtar. Analistët e Kpler vlerësojnë se kjo mund të konsiderohet dëshmi e faktit që Republika islamike mund ta ketë humbur të paktën pjesërisht kontrollin mbi këtë pjesë të ngushticës. Nga 1 deri më 19 gusht, në Hormuz kanë kaluar 236 anije. Vetëm 83 prej tyre përdorën korridorin iranian, ndërsa 148 kaluan me transponderët e fikur, për të ulur mundësinë që të identifikohen dhe të bëhen objektiv sulmi. Sipas portalit amerikan Axios, SHBA-ja e ka menaxhuar prej disa javësh në heshtje korridorin e lundrimit pranë ujërave të Omanit. Çdo natë, rreth 15 deri në 20 cisterna kalojnë në dy kolona, një në hyrje dhe një në dalje të ngushticës, nën koordinimin e një task-force amerikane. Sipas Shteteve te Bashkuara, kjo ka bërë që në qarkullim të rikthehen rreth 10 milionë fuçi naftë në ditë, rreth gjysma e nivelit para luftës, por dukshëm më shumë se gjatë muajve të krizës.

Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32