Ushtria e Iranit kërcënoi të dielën se do të mbyllte plotësisht Ngushticën strategjike të Hormuzit nëse Presidenti i SHBA-së, Donald Trump godet termocentralet e vendit. Trump i ka dhënë Iranit 48 orë afat për të rihapur ngushticën, e cila është mbyllur që nga fillimi i luftës së nisur që prej 28 shkurtit kur SHBA dhe Izraeli nisën të bombardonin Iranin.