Top Channel/ Irani hap Hormuzin, Trump: Izraeli nuk do ta bombardojë Libanin
17/04/2026 19:50

Pas më shumë se një muaji bllokade, si hakmarrje ndaj operacionit ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit, të nisur prej 28 shkurtit, Irani vendosi të hapë plotësisht Ngushticën e Hormuzit. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, i cili njoftoi se “Ngushtica e Hormuzit, rruga më e rëndësishme ujore për tregtinë globale, do të jetë plotësisht e hapur, për aq kohë sa do të zgjasë armëpushimi i arritur mes Libanit dhe Izraelit”. I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili postoi një mesazh falënderimi pas njoftimit iranian, ndërsa u shpreh se ka dakordësi që ngushtica të mos mbyllet më. "Hormuzi nuk do të përdoret më si armë kundër botës! Irani ka rënë dakord të mos e mbyllë më kurrë ngushticën. Një ditë e madhe dhe e shkëlqyer për botën”. Nga ana e tyre, autoritetet iraniane njoftuan se Ngushtica është e hapur për të gjitha anijet tregtare gjatë pjesës së mbetur të armëpushimit 10-ditor midis forcave izraelite dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani, për të cilin arritën marrëveshje Izraeli dhe Libani nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara. Armëpushimi 10-ditor mes palëve hyri në fuqi mesnatën e të enjtes, duke rritur shpresat për zgjidhjen e konfliktit mes SHBA dhe Iranit. Në një reagim të fundit, kreu i Shtëpisë së Bardhë urdhëroi Izraelin të mos sulmojë më.

Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21
Top News – Fundi i qeverisë Netanyahu…!!! Rivali pranë mandatit për krijimin e kabinetit të ri
05/11 15:20
Top News – Pezullohet dëbimi i afganëve / Gjykata amerikane ‘mgrin’ planin: U rrezikohet jeta
05/11 15:07
Top News – Erdogan ‘do ndalë’ luftën Rusi-Ukrainë / Do flasë me Putinin pas takimit me Zelenskin
05/11 13:51
Top News- Refuzoi të vendoste ananas në picë! Pushohet nga puna kuzhinieri italian: Është një fyerje
05/11 13:43
Top News – Koreja e Veriut ‘i kthehet’ BE-së / ‘Shihni punën tuaj! I keni sheshet plot protestues’
05/11 13:20
Top News – Panik në qiejt mbi Evropë / Avionët ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë
05/11 13:16
Top News – ‘Topa zjarri’ mbushin qiellin / Shiu i meteorëve në kulmin e tij, ofron spektakël
05/11 13:15
Top Channel/Humbja në zgjedhjet e mesmandatit, iranianët djegin posterin e Trump: “Vdekje Amerikës”!
05/11 12:45
Top Channel/ Google kufizon AI në shkolla. Inteligjenca artificiale çaktivizohet për nxënësit
05/11 12:17
Top Channel/ Macron “zbutet” me Kosovën: Presidenca e re, shpresë për rrugën drejt BE-së!
05/11 12:05
Top Channel/ Izrael, presidenti konsultime për krijimin e qeverisë: Zgjidhje pa zgjedhje të reja!
05/11 12:04
Top Channel/ Hungaria hap dosjet e spiunëve 36 vjet pas diktaturës:”Nuk është kurrë vonë”!
05/11 11:59
Top Channel/ Mesmandati, kaos në Shtëpinë e Bardhë! JD Vance: “U mundëm prej luftës së Iranit”!
05/11 11:58
Top News – ‘Nxehet’ gara për 2028-ën në SHBA / Pas tronditjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
05/11 11:48
Top News – Franca përballë trazirave të reja / Macron përpiqet të ndalë përsëritjen e dhunës
05/11 11:47
Top News – Panik në avionin drejt Romës / Ulet në bazën ushtarake franceze, alarm për bombë
05/11 11:46
Top News – Demokratët ‘i vënë frena’ Trumpit / Dy vite bllokuese në Uashington, presidenti sfidues
05/11 11:46
Top News – Rusia, ‘luftë’ në hapësirë / ‘Provon’ sulm ndaj një sateliti perëndimor
05/11 11:42