Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm, pasi Irani goditi një anije tregtare që po lundronte në Ngushticën e Hormuzit dhe njoftoi mbylljen e kësaj rruge strategjike detare deri në një urdhër të dytë. Sipas raportimeve të agjencisë “Axios”, që citojnë burime amerikane, një raketë e lëshuar nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike goditi një anije tregtare me flamur qipriot, duke i shkaktuar dëme të rënda. Menjëherë pas incidentit, regjimi islamik deklaroi se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur, një vendim që rrit shqetësimet për sigurinë e transportit ndërkombëtar të naftës.