Irani njoftoi pas sulmeve se nuk do tërhiqet nga programi bërthamor dhe kërcënoi se do të godasë bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme. Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka paralajmëruar “pasoja të përjetshme”, duke e cilësuar sulmin si shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare.