Shërbimet amerikane të inteligjencës e kanë njoftuar ish-presidentin Donald Trump mbi kërcënimet e dyshuara nga Irani për eleminimin . Lajmin e pohoi vetë fushata e Trumpit që tha se ish kreu i Shtëpisë së Bardhë u kontaktua nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në lidhje me kërcënimet e përshkruara si “reale dhe specifike nga Irani për ta eleminuar atë, në përpjekje për destabilizim dhe për të shkaktuar kaos në Shtetet e Bashkuara”.