Top Channel/ Irani, 180 raketa drejt Izraelit! Trump: Po na çojnë drejt Luftës së Tretë Botërore
01/10/2024 22:52

Irani sulmoi Izraelin me 180 raketa balistike në përgjigje të fushatës së Izraelit kundër Hezbollahut të Libanit, duke shënuar një përshkallëzim të ri të konfliktit midis Izraelit dhe grupit militant të mbështetur nga Irani. Zëdhënësi ushtarak i Izraelit, Daniel Hagari, tha se ushtria nuk ishte në dijeni për ndonjë lëndim dhe, rreth një orë pas fillimit të sulmit, tha se tani izraelitët mund të dilnin nga strehimoret. Ai e përshkroi sulmin si serioz dhe tha se do të kishte pasoja të rënda për Iranin. Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme ta ndihmonin Izraelin të mbrohej, ndërsa këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Xhek Sallivan, e quajti këtë zhvillim një përshkallëzim domethënës nga Irani. Garda Revolucionare Islamike e Iranit tha se sulmi me raketa kishte si shënjestër tri baza ushtarake rreth Tel Avivit. Teherani gjithashtu paralajmëroi se nëse Izraeli do të reagonte, përgjigja do të ishte "më shkatërruese dhe rrënuese". Grupi palestinez Hamas, që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, e quajti sulmin "heroik." Për sulmin e Iranit reagoi edhe Donald Trump, që akuzoi Biden dhe Harris. “Ne nuk kemi lidership, askush nuk e drejton vendin. Ne kemi një President inekzistent si Joe Biden dhe një Zëvendës Presidente që mungon plotësisht, Kamala Harris, e cila është shumë e zënë me mbledhjen e fondeve në San Francisko. Dy të ata që drejtojnë këtë vend po na çojnë në prag të Luftës së Tretë Botërore”, shkruante kandidati për president në postimin e tij të gjatë.

Top Channel/ “Tërbohet” dhe Macron për tarifat e Trump. Reagon dhe Von der Leyen
12/07 22:21
Top Channel/ Tragjedia ajrore në Indi, kush i preku çelësat e avionit?
12/07 22:19
Top Channel/ Kurdët dogjën armët, Erdogan: Turqia fitoi ndaj PKK
12/07 19:56
Top Channel/ BE: Gati kundërmasat ndaj Trump! Vendimi dëmton ekonomitë tona
12/07 19:54
Top Channel/Trump shpall tarifat për BE, nga 1 gushti 30% për të gjitha mallrat
12/07 19:53
Top News – ‘Sy për sy….tarifë për tarifë’. BE i kundërpërgjigjet masave tregtare të Donald Trump
12/07 19:25
Top News – Prejardhja gjermane s’e kursen. Gjermania, vendi më i goditur nga tarifat e Trump
12/07 19:24
Top Channel/ Në 16 korrik pritet rritje stratosferike e çmimit të cigareve, purove dhe…
12/07 18:40
Top Channel/ Izraelitët eliminojnë shtetasin amerikan në Bregun Perëndimor, reagon DASH!
12/07 15:16
Top News – Kurdët djegin armët, Erdogan i përshëndet. ‘Ditë historike për Turqinë e Madhe dhe paqen’
12/07 13:40
Top News – ‘Fshesa’ e Trump te DASH. Nis shkarkimi i mbi 1300 punonjësve të Departamentit
12/07 13:37
Top News – Presidenti i kriptovalutave. Trump çon në Kongres tre nisma për monedhat digjitale
12/07 13:35
Top News- Rusia lëshon qindra dronë drejt Ukrainës/ Polonia ngre avionë luftarakë për t’u mbrojtur
12/07 13:20
Top News- Trump dhe Vjosa Osamani flasin për kërcënimin nga Serbia, Kurti dhe institucionet heshtin
12/07 13:17
Top News- Negociata të dështuara/ Asnjë armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit
12/07 13:16
Top Channel/ Taksa kundër mbiturizmit, Greqia vendos barriera në zonat me fluks vizitorësh në ishuj
12/07 12:26
Top News- Negociata të dështuara/ Asnjë armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit
12/07 12:23
Top Channel/ Kërkuan ushqim, OKB: Gati 800 viktima pranë qendrave të ndihmës në Gaza!
12/07 12:05
Top Channel/ Skandal rozë! E dashura sekrete e Ministrit udhëtoi me… avion ushtarak! Dalin pamjet
12/07 12:00
Top Channel/ BE dhe Ukraina bashkojnë forcat: Aleanca teknologjike, 100 mln euro për mbrojtjen!
12/07 11:47