Top Channel/ Iran, të vdekur pas përplasjeve me policinë: Kërkohet kthimi i monarkisë!
02/01/2026 11:23

Trazirat në rritje në Iran kanë marrë edhe më shumë jetë njerëzish në ditën e pestë të protestave kundër rritjes së ndjeshme të kostos së jetesës. Si agjencia e lajmeve Fars, ashtu edhe grupi për të drejtat e njeriut Hengaw, flasin për dy persona të vrarë gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të sigurisë në qytetin Lordegan, në jugperëndim të Iranit. Tre persona të tjerë vdiqën në Azna dhe një tjetër në Kouhdasht, raportoi Fars, të gjitha këto në perëndim të vendit. Më herët, video të postuara në rrjetet sociale treguan makina të djegura gjatë përleshjeve të vazhdueshme mes protestuesve dhe forcave të sigurisë.Shumë protestues kanë bërë thirrje për përfundimin e sundimit të udhëheqësit suprem të vendit. Disa kanë kërkuar gjithashtu rikthimin e monarkisë. Me kalimin e ditës, u raportuan gjithnjë e më shumë trazira në mbarë vendin, në ditën e pestë të protestave, të nxitura nga kolapsi i monedhës. Video të verifikuara nga BBC Persian treguan protesta në qytetin qendror Lordegan, në kryeqytetin Teheran dhe në Marvdasht. Ndërkohë, mediat shtetërore thanë se një anëtar i forcave të sigurisë, i lidhur me Gardën Revolucionare Iraniane (IRGC), u vra gjatë përplasjeve me protestuesit të mërkurën në mbrëmje në qytetin Kouhdasht, në provincën perëndimore Lorestan. BBC nuk ka mundur ta verifikojë këtë, ndërsa protestuesit thonë se personi ishte një prej tyre dhe se u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë.Sipas mediave shtetërore, edhe 13 policë dhe anëtarë të Basij-it u plagosën nga gjuajtja me gurë në zonë. Shkollat, universitetet dhe institucionet publike u mbyllën në të gjithë vendin të mërkurën, pasi autoritetet shpallën një festë bankare, në një përpjekje të dukshme për të qetësuar trazirat. Zyrtarisht, masa u mor për të kursyer energji për shkak të motit të ftohtë, por shumë iranianë e panë atë si një përpjekje për të frenuar protestat. Protestat nisën në Teheran, mes tregtarëve të zemëruar nga një tjetër rënie e fortë e vlerës së monedhës iraniane kundrejt dollarit amerikan në tregun e lirë. Deri të martën, në protesta u përfshinë edhe studentët universitarë dhe ato u përhapën në disa qytete, me njerëz që brohorisnin kundër udhëheqësve fetarë të vendit. Këto protesta kanë qenë më masivet që nga kryengritja e vitit 2022, e nxitur nga vdekja në paraburgim e Mahsa Amini, një e re e akuzuar nga policia e moralit se nuk e kishte veshur siç duhet shaminë. Megjithatë, ato nuk kanë mbërritur të njëjtën shkallë.

Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04