Pavarësisht masave të rrepta të autoriteteve, përvjetori i vdekjes së 22 vjecares Mahsa Amini ringjalli protestat në Iran. Në rruget e Zahedanit janë dëgjuar sërish sloganet kunder liderit suprem të vendit, Ali Khamenei, e kjo në kohën kur në shënimin e kësaj dite, autoritetet e republikës islamike vunë në pranga dhe babain e vajzës së re me origjinë kurde, që vdiq në duart e policisë së moralit vetëm sepse nuk po e mbante sic duhet sipas saj, shaminë e kokës.