Mazhoranca socialiste kërkon të shtyjë deri në 2027-ën afatin e zbatimit të ligjit për investitorët strategjikë. Ligji i miratuar në 2015-ën kishte afat për paraqitjen e kërkesave dhjetorin e viti të kaluar, gjë që ka detyruar socialistët të kërkojnë shtyrjen, pasi sipas relacionit kërkesat për investime të reja janë mjaft të larta, kryesisht edhe nga investitorët e huaj.