Ndërtimi i Lungomares solli transformimin e Vlorës, me përfitime të shumëfishta për qytetarët vlonjat, në funksion të turizmit. Qeveria ka nisur ndërtimin e disa lungomareve të ngjashme në Radhimë, Orikum, Dhërmi dhe Borsh. Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e turizmit Mirela Kumbaro, pa në terren, fillimisht ecurinë e punimeve me pikënisje tunelin e Ujit të Ftohtë deri në Radhimë dhe Orikum.