Kryeministri Edi Rama inspektoi nga afër punimet për Pediatrinë Infektive dhe parkingut të ri, që po ndërtohen në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Shoqëruar dhe nga ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, kreu i qeverisë tha se parashikohet një transformim i gjithë qendrës spitalore “Nënë Tereza”.