Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet në Lagjen 12, në rrugët dhe rrugicat që lidhin zonën mes Freskut dhe Dajtit nga ku tha se për Bashkinë e Tiranës kryefjalë është vetëm puna. “Ka fushatë, s’ka fushatë, ka pushime, s’ka pushime, puna duhet të vijojë dhe Tirana njeh vetëm një fushatë: është fushata e punës. Këto fushatat e tjera shkojnë e vijnë, pushimet shkojnë e vijnë, fundjavat shkojnë e vijnë, Viti i Ri shkon e vjen, por ama fushata e përditshme e punës vijon në Tiranë.