Krimi në shqipëri investon në blerjen e tokave dhe të apartamenteve ndërsa llogaritë bankare I depoziton përmes lidhjeve të afërta. Ky konkluzion del nga raporti vjetor I Agjensisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ku gjatë përshkrimit të aseteve të bllokuara rezulton se aktualisht janë nën mbikëqyrjen e shteti si pasuri nën sekuetsro toka kryesisht përgjatë bregdetit me një vlerë prej tetë milionë euro.