Ky stabiliment i pulave ne Fier është një tjetër shembull suksesi i një ish emigranti që zgjodhi të kthehej dhe të investonte në Shqipëri. Agim Driza tregon rrugëtimin e tij në këtë biznes që nis pas një periudhe të vështirë disa vjeçare në emigrim në Greqi dhe rikthimit në Shqipëri ku me përvojën e fituar atje dhe kursimet e mbledhura ndërtoi fillimisht një fermë modeste për rritjen e pulave në fshatin e tij Radostinë.