98% e evropianëve thithin ajër të ndotur, shumë të dëmshëm që lidhet me 400,000 vdekje në vit. Kështu shkruan prestigjiozja “The Guardian” duke iu referuar një investigimi të kryer prej saj. Analiza e të dhënave të mbledhura duke përdorur metodologjinë e fundit që përfshin imazhe të detajuara satelitore dhe matje nga më shumë se 1,400 stacione monitorimi tokësore, zbuluan një pamje të tmerrshme të ajrit të ndotur, me 98% të njerëzve që jetojnë në zona me ndotje të grimcave të imta shumë të dëmshme