Në një artikull të gjatë, botuar nga revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, gazetari Robert F. Worth zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me botën e krimit në Serbi. “Në një seancë gjyqësore me dyer të mbyllura Veljko Belivuk tha se banda e tij ishte organizuar ‘për nevojat dhe me urdhër të Aleksandër Vuçiçit’, sipas transkripteve të gjykatës”, thuhet në artikullin e Nju Jork Tajmsit.“Ai përshkroi disa nga punët që banda pretendonte se i kishte bërë për qeverinë, si frikësimi i rivalëve politikë” dhe se ishte takuar personalisht edhe me presidentin Vuçiç. Këto akuza janë hedhur poshtë nga presidenti serb, i cili megjithatë refuzoi të komentonte për akuzat me Nju Jork