Top Channel/ Inva Mula dorëzon 2 pianot dhuratë për liceun artistik ”Jan Kukuzeli”
24/03/2022 16:44

Dy piano të reja i janë dhuruar liceut artistik ”Jan Kukuzeli” të Durrësit nga 200 artistë nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët u bënë bashkë në një koncert bamirësie, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019 në Durrës. Pianot iu dorëzuan sot stafit pedagogjik nga sopranoja Inva Mula. ”Është vetëm fillimi dhe synojmë që bashkëpunimin e vyer ta çojmë edhe më tej”, u shpreh sopranoja e mirënjohur shqiptare, nismëtare e fushatës. Të pranishmit vlerësuan këtë nismë që u vjen në ndihmë nxënësve, artistë të ardhshëm dhe lehtëson ndjeshëm procesin e mësimdhënies në këtë instrument kaq të dashur. Nga liceu artistik ”Jan Kukuzeli” ndër vite kanë dalë emra të njohur të skenës botërore, duke nisur nga Florian Vlashi, Olen Çezari, Gëzim Myshketa e shumë të tjerë. Inva Mula së bashku me të tjerë artistë u ngjiten në skenë, në një mbrëmje humanitare për të prekurit nga tërmeti, që goditi vendin tonë. Ftesës së sopranos iu bashkuan artistë nga fusha e muzikës dhe aktorë të shumtë, të cilët u solidarizuan për të mbledhur fonde në ndihmë të të prekurve nga tërmeti. Paralel me koncertin e mbajtur në Tiranë u zhvillua dhe një tjetër në Prishtinë, ndërsa dhurimet u konkretizuan me blerjen e dy pianove dhuratë për këtë shkollë.

Top Channel/ Muzeu Arkeologjik i mbyllur, godina në rikonstruksion prej vitesh
17/03 12:26
Top Channel/ Pianisti Kostandin Tashko debuton me orkestrën e Operës në koncert simfonik
16/03 15:29
Top Channel/ Muzeu etnografik në Konispol, njohuni me “Gjurmët e mia” në fshatin Xarrë
15/03 20:56
Top Channel/ Drama e gjyqtarit të nazistëve në TK, aktori Zifla rrëfen rolin e gjykatësit amerikan
13/03 15:41
Top Channel/ Namik Dokle nderohet në 80-vjetor, del libri i tij “Atje ku dielli lind dy herë-Saga e Gorës”
11/03 20:04
Top Channel/ Rihapja e liceut francez në Korçë, 5 vitet e para një pjesë të kostove i paguan Franca
10/03 20:03
Top Channel/Monika Kryemadhi prezanton “Me fat”, premierë më 12 mars, ditën kur e thërret SPAK
10/03 15:54
Top Channel/ Nderohen nipërit e Aleksandër Moisiut! “Doctor Honoris Causa” për pëllezërit Berggruen
09/03 20:07
Top Channel/ Vallet myzeqare trashëgimi e kombit, hapet rruga e aplikimit në UNESCO
08/03 12:33
Top Channel/ “Dilema e Ismailit, filmi kushtuar “Besës” që shpëtoi hebrenjtë në Shqipëri
06/03 15:37
Top Channel/ “Nikolla i zemrës së Tiranës”! Dokumentari kushtuar kompozitorit Nikolla Zoraqi
05/03 15:36
Top Channel/ “Duhet një bibliotekë e re”! Vepra të reja, por infrastruktura mbetet problem
03/03 20:00
Top Channel/ “Le të fillojë gjuetia”, ekspozita e fotografit Albes Fusha që tregon bektashinjtë
03/03 15:28
Top Channel/ “Paraja rrëfen”! Ekspozita e Bankës së Shqipërisë hapet në Shkodër
03/03 15:26
Top Channel/ Lamtumira për parodistin Mane Lumani, “Mjeshtri i Madh” përcillet me nderime
02/03 15:27
Top Channel/ “Loja e Fundit” në Shkodër, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito prezantojnë filmin
28/02 15:31
Top Channel/ Çmimi “Lumo Skëndo” 2025, hapet edicioni i pestë, në garë veprat më të mira
27/02 19:59
Top Channel/ Lamtumirë Zhani Ziçishti! Homazhe në Korçë për aktorin e njohur të teatrit dhe filmit
26/02 12:28
Top Channel/ Ligji i ri për industrinë audiovizuale, synohet dhe forcimi i grave në kinematografi
26/02 11:26
Blindohet Shqipëria dhe Kosova, nis prodhimi i municioneve, çmendet Serbia | Breaking
25/02 13:19
DIGITALB DIGITALB