Top Channel/ Interpelanca për shëndetësinë, Sala: U rritën fondet për barnat
23/04/2026 19:39

Në Kuvend po mbahet një interpelancë në lidhje me problemet në Shëndetësi dhe pas fjalëve të deputetëve të opozitës, që kanë shtruar pikëpyetjet e tyre, ka folur edhe ministrja Evis Sala. Fillimisht ajo ka renditur avancimet në lidhje me shërbimin onkologjik. “Për shumë vite, shërbimi onkologjik në Shqipëri ishte i përqendruar pothuajse tërësisht në një strukturë të vetme, që krijonte një zinxhir problemesh që i njihni të gjithë: Pacientë që udhëtonin nga e gjithë Shqipëria drejt Tiranës, mbingarkesë për mjekët dhe infrastrukturën, vonesa në diagnostikim dhe trajtim, dhe mbi të gjitha, një ndjenjë pasigurie për pacientin. Problemi nuk ishte vetëm mungesa e burimeve, por mënyra si ishte organizuar dhe menaxhuar sistemi. Sot kemi një realitet tjetër. Shërbimi onkologjik është i organizuar në një strukturë shumë-nivelëshe, me një objektiv të qartë: ta çojmë shërbimin më pranë pacientit dhe ta bëjmë atë më të standardizuar në të gjithë vendin. Në nivel terciar, shërbimi onkologjik ofrohet kryesisht pranë: -Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për të gjitha diagnozat. -Qendrës Spitalore Rajonale Tiranë “Shefqet Ndroqi” për kancerin e mushkërisë. -Së fundmi, në kuadër të autonomisë menaxheriale po funksionon njësia e kimioterapisë pranë Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, për një numër diagnozash gjinekologjike”, u shpreh ajo. Fjala e ministres vijoi edhe në lidhje me analizat labopratorike, që janë shoqëruar me shumë kritika në javët e fundit për shkak se është raportuar një kufizim i tyre në muajt e fundit. Ministrja sqaron se kjo nuk është e vërtetë. “Ky shërbim i ofruar nëpërmjet Partneritetit Publik-Privat, ka sjellë një ndryshim të dukshëm në standardin e diagnostikës laboratorike, duke rritur ndjeshëm cilësinë dhe gamën e analizave të disponueshme për qytetarët. Nga një paketë relativisht e kufizuar që ofrohej më parë me rreth 100 analiza në spitalet universitare dhe, edhe më pak në ato rajonale, sot ofrohen 164 analiza në mënyrë të unifikuar në të gjitha spitalet pjesë e kontratës. Është e rëndësishme të sqarohet për të gjithë qytetatët se shërbimi nuk ndërpritet në asnjë moment. Kontrata parashikon një planifikim mujor të volumit dhe buxhetit të analizave për çdo spital, bazuar në historikun dhe nevojat e parashikuara. Në momentin kur arrihet rreth 75% e këtij volumi, koncesionari njofton strukturat drejtuese përkatëse, si një mekanizëm monitorimi dhe menaxhimi të përdorimit të shërbimit. Në këtë fazë, shërbimi vijon normalisht, por prioritet i jepet analizave urgjente dhe atyre të domosdoshme për vendimmarrjen klinike. Kjo do të thotë se në raste të caktuara mund të shtyhen disa analiza rutinë, por në asnjë rast nuk cenohet ekzaminimi, diagnostikimi apo trajtimi i pacientit. Pra, çdo pacient që ka nevojë për analizë në funksion të diagnozës apo trajtimit, e merr atë pa ndërprerje. Ky është një mekanizëm menaxhimi për të garantuar përdorim të kontrolluar dhe efikas të burimeve, pa prekur shërbimin thelbësor. Në vijim, institucionet janë duke punuar për përmirësimin e planifikimit, në mënyrë që ky balancim të jetë edhe më i harmonizuar me kërkesën reale në terren. Në të njëjtën kohë, po forcojmë mekanizmat e kontrollit në spitale, për të siguruar një funksionim më të mirë të shërbimit”, u shpreh ministrja Sala.

Top Channel/ Dëshmitë rrëqethëse për sulmin në avionin “FlyDubai”, si u ndal agresori
30/09 23:36
Top Channel/ Videot erotike me VIP-at, policia nis hetimet
30/09 23:28
Top Channel/ Bashkohen shqiptarët e Preshevës, partitë firmosin marréveshjen
30/09 23:24
Top Channel/ SHBA tërheq trupat nga Iraku, Trump: Ditë e madhe!
30/09 23:00
Top News- ‘Ndaloni publikimin e materialeve intime’, Komisioneri i të Dhënave paralajmëron masa
30/09 22:54
Top News- Materialet intime në rrjetet sociale/ Kreu i Acromax: Po identifikohen shpërndarësit
30/09 22:50
Top Channel/ Fjalime, mesazhe për dorëheqje dhe marshim, Dita e 123 e protestës në Tiranë
30/09 21:58
Top News- ‘BE gati për anëtarët e rinj’/Von der Leyen: Rishikojmë politikën! Rama: S’na duhet vetoja
30/09 21:57
Top News – ‘Të shitur!’, thirrje dhe tension mes protestuesve në ditën 123
30/09 21:44
Top News – Një histori dashurie, 23-vjeçarja merr propozimin për martesë në ceremoninë e diplomimit
30/09 21:43
Top Channel/ Propozimi për martesë në ceremoninë e diplomimit, 23-vjeçarja surprizohet nga partneri
30/09 21:11
Top Channel/ Von der Leyen e prerë në Tiranë: Zbatoni reformat, gati plani i ri për integrimin
30/09 20:19
Top Channel/ Tre raste të reja me ethet e Nilit! Dy në Elbasan dhe një tjetër në Korçë
30/09 20:18
Top News – ‘Jo Bashkim Europian me Ramën’/ Von der Leyen në Tiranë, protestë pranë Kryeministrisë
30/09 20:05
Top Channel / Përplasje mes protestuesve e policisë gjatë takimit Rana-Von der Leyen
30/09 19:50
Top Channel / Përplasje mes protestuesve e policisë gjatë takimit Rana-Von der Leyen
30/09 19:46
Top Channel / Raporti i DASH: Shqipëria, progres drejt BE. Ekonomia në rritje, problem korrupsioni
30/09 19:44
Top News – Raporti për klimën e biznesit/ DASH: Shqipëria tërheq investime, por pengesë korrupsioni
30/09 19:21
Top Channel/Rama me Von der Leyen:Para fundit të vitit nisim mbylljen e kapitujve! Vullnet i hekurt…
30/09 18:54
Top Channel/ ‘Nuk duhet të përgjigjemi si në Komunizëm’, Rama për Vlora Hysenin: Kur një emërim…
30/09 18:46