Gjithnjë e më shumë tregu po varfërohet nga specialistët, por gjithnjë e më shumë po rritet interesi i të rinjve drejt arsimit profesional. Fatjon Raxha ka dy vite i punësuar si elektronaut ndërsa është ende në vitin e tretë të shkollës profesionale “Ali Myftiu” në Elbasan. Sipas tij, arsimi profesional është një rrugë e sigurt drejt punësimit.