Ekstradimet dhe operacionet ndërkombëtare kundër krimit të organizuar po intensifikohen në kohën kur krimi spo njëh kombësi. Vetëm gjatë këtij viti, drejt Shqipërisë janë ekstraduar apo transferuar 37 persona të kërkuar ndërkombëtarisht, ndërsa gjatë vitit 2025 numri arriti në 109 persona. Shifrat tregojnë një bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë mes autoriteteve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë në luftën kundër trafikut të drogës dhe organizatave kriminale.