Këtë të mërkurë, në Universitetin Politeknik të Tiranës firmoset marrëveshja mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë më këtë institucion. Kjo marrëveshje është një hap për mbështetjen dhe përgatitjen e studentëve përmes praktikave të paguara të punës, me qëllim aftësimin e tyre profesional, si dhe njohjen nga afër në terren me të gjitha proceset e zhvillimit të infrastrukturës.