Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian të mos zvarritet pafundësisht, duke theksuar se rajoni duhet të ketë më shumë mundësi për t’u përfshirë gradualisht në strukturat europiane.