Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Cernobbio të Italisë, ku ka marrë pjesë në forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”, në panelin “Agjenda për Europën”. Diskutimi u përqendrua te roli i Mesdheut, si dhe sfidat e reja me të cilat përballet Europa dhe bota. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te nevoja që Europa të forcojë autonominë e saj në sektorët strategjikë, veçanërisht sa i përket lëndëve të para kritike. Sipas tij, përfshirja e Ballkanit Perëndimor në këtë proces mund të ndryshojë ndjeshëm situatën.