Kryeministri Edi Rama po vijon takimet këshilluese me prindërit për kufizimin e rrjeteve sociale si TikTok dhe Snapchat. Sot ai ndodhet në shkollën “Janaq Kilica” në Fier. Rama: Dallimi shumë i madh midis shqetësimeve serioze që shprehën ata që ishin në atë takim nëna, baballarë por edhe njerëz që duke qenë pjesë e këshillave të prindërve kishin një lloj horizonti më të gjerë sa i përket komunitetit të prindërve në tërësi dhe këndvështrimeve.