Top Channel/ Insistimi për dialogun! Escobar dhe Lajçak këtë javë në Kosovë dhe Serbi
16/01/2023 18:13

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, pritet që më 20 janar të vizitojë Kosovën, e më pas edhe Serbinë, për të përgatitur terrenin për vazhdimin e dialogut në nivel të lartë në Bruksel. i dërguari i Bashkimit Evropian do të jetë i shoqëruar nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.i, sipas rel. Në Bruksel, disa herë kanë thënë se angazhimi i përbashkët BE-SHBA ka rezultuar i dobishëm për të bindur palët që të ulin tensionet. Escobar dhe Lajçak më 9 janar janë takuar me ambasadorët e shteteve të NATO-s me të cilët kanë biseduar për situatën në Kosovë dhe rajon dhe kanë paraqitur para tyre edhe planet për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi. Burimet diplomatike në Bruksel kanë paralajmëruar se Kosovën dhe Serbinë së shpejti do ta vizitojë edhe i dërguari i posaçëm i Francës, Emmanuel Bonne, dhe ai i Gjermanisë, Jens Plotner. Megjithatë, sipas rel tashmë është arritur një pajtim i gjerë për të mbështetur propozimin franko- gjerman për një marrëveshje bazë mes Kosovës dhe Serbisë. Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka thënë se ky propozim është “propozim evropian” dhe ka mbështetjen e të gjitha shteteve të BE-së. Sipas burimeve në Bruksel, gjatë takimeve që Escobar dhe Lajçak do të kenë në Prishtinë dhe Beograd, fokusi kryesor do të jetë propozimi për një marrëveshje bazë dhe për organizimin e takimeve në nivel të lartë në dialog sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje për këtë propozim.

Top News – Çmimet vetëm rriten në Kosovë…Qytetarët ankohen për kosto të papërballueshme
29/03 14:29
Top News – FSK gati për dislokim në Gazë / Pritet vetëm drita jeshile nga institucionet e shtetit
29/03 14:13
Top Channel/ “Kur heshtja flet”, libër për gjyqin e UÇK-së. Apel për drejtësi dhe debat mbi Hagën
28/03 12:28
Top Channel/ Ekspozitë me të pavërteta! Polemika në Prishtinë, pasaktësi për masakrat në Kosovë
28/03 12:26
Top News- Ekspozitë për masakrat, por me gabime, autorët ulin numrin e viktimave
28/03 11:16
Top News- Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës: Kujdesemi për një mjedis të sigurt
27/03 22:30
Top Channel/ Si u thur plani për eliminimin e Liridonës, dëshmia trondit dhe të akuzuarit
27/03 19:29
Top News- ‘Opozita nuk bashkëpunon’/ ‘Presidenti’, VV hedh akuza: Të shmangim zgjedhjet!
27/03 17:57
Top News – ‘Naimi më ofroi para’. Flet i akuzuari i tretë për vrasjen e Liridona Ademajt
27/03 13:19
Top Channel/ Shokon personi që eliminoi Liridonën: Murseli më premtoi 1300 euro në mua
26/03 20:31
Top Challen/ Vjosa Osmani “luftë” Kushtetueses: Nuk ka asnjë shkelje në dekretin e shpallur
26/03 20:20
Top News – Vrasja e Liridonës, autori: ‘Naimi më tha që është serbe, më premtoi para e punë’
26/03 17:29
Top Channel/ Gjyqi për Liridona Ademit, Naim Murseli merr në dorë foton e bashkëshortes pas…
26/03 15:31
Top News- Tentuan t’i ikin policisë/ Aksion antidrogë në Prishtinë, arrestohen 5 persona
26/03 13:50
Top Channel/ Kushtetuesja “rrëzoi” Osmanin, reagon Presidenca: Nuk ka asnjë shkelje kushtetuese në..
26/03 12:48
Top News- 34 ditë për zgjedhjen e presidentit/ Opozita: Vendimi, qartësi në një moment të nevojshëm
26/03 11:25
Top News- Kushtetuesja i rrëzoi dekretin, reagon Vjosa Osmani: Asnjë shkelje
25/03 22:56
Top News – Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit/ Deputetët 34 ditë kohë të zgjedhin Presidentin
25/03 20:07
Top Channel/ Kosovë, 34 ditë për presidentin! Kushtetuesja rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit
25/03 19:43
Top News – ‘Po më baltosin qëllimisht’. Osmani flet për përballjen me Kurtin dhe Vetëvendosjen
25/03 17:33