Inflacioni u rrit sërish në muajin dhjetor duke arritur nivelin 4%. Të dhënat nga instituti statistikave bëjnë me dije se indeksi që mat çmimet e konsumit ka ardhur me rritje në tre muajt e fundit të vitit. Mesatarja vjetore e inflacionit në 2023 rezultoi në 4.8% nga 6.7% që ishte një vit më parë, duke qëndruar për të dytin vit radhazi mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë.